Krenar Lloga: Partitë shqiptare të jenë të kujdesshme, Mickoski do përballje dhe hak në 2024, të na kthejë në kohën e Gruevskit

by admin
Spread the love

Sekretari gjeneral i ASH-së, Krenar Lloga thekson se “veprimi i shqiptarëve pavarësisht dallimeve të veta duhet të jetë i mirëkoordinuar që të mos humbim arsyen e veprimit politik duke u përqafuar me parti politike që nuk na duan të mirë, dhe në fakt janë duke e dëshmuar në praktikë”.

Sipas tij, ky adresim i dedikohet VMRO-DPMNE-së, e cila nuk ndahet nga trashëgimia e qeverisjes së kaluar të Nikolla Gruevskit. Lloga thekson se Mickoski përtej fjalorit të butë për qeverisje të mirë, ai kërkon përmes fuqisë së ardhshme politike që të bëj një përballje të vërtetë për të marr hak, për të cilën atë edhe e pretendon, por nuk e thotë publikisht.

“Ne si shqiptarë po përballemi me arsimin, dhe jorastësisht komunat në të cilat shqiptarët kanë problem qeverisen nga VMRO-DPMNE dhe këto janë komunat e Gazi Babës, Butelit, Velesit, Manastirit, dhe kjo tregon se përtej fjalorit të butë që mundohet gjoja Hristijan Mickoski të imponohet se fshihet qeverisja e mirë, ai kërkon përmes fuqisë së ardhshme politike që të bëj një përballje të vërtetë për të marr hak, për të cilën atë edhe e pretendon, por nuk e thotë publikisht. Por këtë e thonë aktivistë e tyre në terren, sepse veçmë e ka thënë se si mund shqiptarët të pretendojnë dhe të kenë kaq funksione publike në Maqedoni”, thekson ministri aktual i drejtisës, Lloga.

Sipas tij, ky është rreziku më i madh që mund të paraqitet për vitin 2024.

“Dhe unë këtu e kam këtë shqetësim edhe në komunikimet me njerëzit rreth vetes, jo vetëm politik, që 2024 do të jetë një dilemë e madhe sepse ka rrezik që ne të rrëshqasim në vitet e mbrapshta të Maqedonisë së Gruevskit dhe nëse ne biem në këtë humnerë, ashtu siç ra ASH në humnerën e vmro sidomos në zgjedhjet lokale, ku ne e paguam shtrenjtë koalicionimin me vmro , jo vetëm arsyen e tkurrjes së elektoratit tonë, por edhe dështimit total që patëm në qytetin e Shkupit.

Madje , edhe pse kishte marrëveshje xhentelmene ku ne u morëm vesh që një nga tre postet bartëse të pushtetit lokal si kryetar, kryetar këshilli, sekretar të takojnë shqiptarëve, ku ne kemi respektuar këtë si Arben Taravari në Gostivar ku kemi sekretar të komunitetit maqedon, po ashtu edhe Bilall Kasami në Tetovë ku sekretari është nga komuniteti maqedon.

Çka morën shqiptarët nga pala tjetër. Në gjithë komunat ku fitoi VMRO-DPMNE nuk ka asgjë, nuk ka kryesuses këshilli, sekretar shqiptarë, nuk ka edhe të punësuar. Andaj këta nuk mund të shesin moral kur nuk kanë bërë distancën e vetë politike nga Nikolla Gruevski. Ata nuk po ndahen nga trashëgimia e mentalitetit të qeverisjes së Gruevskit”, shpreh shqetësime, Krenar Lloga.

You may also like