KQZ-ja shkatërron materialin e zgjedhjeve lokale, rreth 280 vendvotime i ruan për Prokurorinë

by admin
Spread the love

Gati një vit pas zgjedhjeve lokale,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar me procesin e shkatërrimit të
materialit zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet dhe formularët e
rezultateve, raporton Ekonomia Online. 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi
ka dhënë detaje para mediave lidhur me këtë proces i paraparë në ligjin për
zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas tij, KQZ-ja do të ruajë si
prova materialin zgjedhor të rreth 280 vendvotimeve për shkak të dyshimit për
vepra penale kundër të drejtës së votimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka
filluar me shkatërrimin e materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale që u mbajtën
në tetor dhe nëntor të vitit 2021. Sipas vendimit të KQZ-së, pjesë të
materialit që do të shkatërrohet janë fletëvotimet, formularët e rezultateve;
listat e votuesve dhe tjera. Marrë në përgjithësi, është planifikuar të shkatërrohet
materiali zgjedhor i më shumë se 2 200 vendvotimeve”, tha Elezi.

“Nga ky proces do të përjashtohet materiali zgjedhor i rreth 280 vendvotimeve dhe këtu përfshihen edhe materialet që i takojnë procesit të votimit me kusht dhe atij me postë. Këto materiale zgjedhore u takojnë komunave të ndryshme dhe do të ruhen si prova për qëllime të hetimit nga institucionet përkatëse shtetërore dhe deri në përfundimin e të gjitha çështjeve”, njoftoi Elezi.

You may also like