“Kqyrja fytyrën krimineles”, Donjeta Kasumi kundër Drejtorit të Policisë Kufitare që u arrestua sot

by admin
Spread the love

Dita e sotme nisi me një aksion të madh të Inspektoratit Policor të Kosovës kundrejt një numri të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë.

Afro 50 prej tyre përfunduan në pranga, mes tyre edhe Drejtori i Policisë Kufitare, Nexhmi Krasniqi.

Arrestimi i tij i ka risjellë në kujtesë Donjeta Kosumit një ngjarje të para shtatë viteve, kur ajo ishte arrestuar në gusht të 2015-ës.

Muaj më pas, ajo në një intervistë pati deklaruar se komandati i atëhershëm i Policisë për rajonin e Prizrenit ishte sjellur keq me të gjatë shoqërimit në stacion policor.

Të njëjtën e ka ndarë me ndjekësit sot, në një nga ato momente që dëshmon se “bota rrotullohet”.

“Qysh po më kujtohet fytyra jote kur the: Kqyrja fytyrën krimineles” – ka deklaruar Kallashi në Instagram.


You may also like