Kovaçevski: Plani për rritje do të sjell 6 miliardë euro për rajonin

by admin
Spread the love

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, sot para fillimit të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka treguar se çfarë do të diskutohet në mes liderëve të vendeve të rajonit.

Ai tha se do të flasin për planin për rritje për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, i cili përfshin rritjen e bashkëpunimit, si dhe rritjen ekonomike të shteteve. Ai tha se ky plan parasheh 6 miliardë euro ndihmë për shtetet e vendeve të rajonit.

“Është nder për Maqedoninë e Veriut të jetë nikoqir i këtij takimi. Qëllimi është të diskutojmë për planin për rritje për Ballkanin Perëndimor, për rritjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit. Takimi ka filluar mbrëmë, të gjithë liderët janë sot prezent në Shkup”.

“Do të miratojmë deklaratë të përbashkët që paraqet angazhim për realizimin e aktiviteteve. Plani për rritje do të sjell mjete financiare prej 6 miliardë euro, 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi që do të garantohen nga Komisioni Evropian”, tha Kovaçevski.

Do të flasim edhe për heqjen e barrierave tarifore, rritjen e konkurrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor dhe lidhjen e tregjeve para anëtarësimit të shteteve në BE.

MARKETING



You may also like