Kovaçevski kërkon konsensus për ndryshimet kushtetuese. “Nëse opozita i voton, menjëherë shkojmë në zgjedhje të parakohshme”

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, bëri thirrje për konsensus kombëtar dhe shoqëror për arritjen e qëllimit strategjik – anëtarësimi në BE. Ai në intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, në prag të seancës parlamentare për nevojën për ndryshime kushtetuese që është caktuar për më 18 gusht, u bëri thirrje deputetëve që ta realizojnë qëllimin më të rëndësishëm të shtetet dhe të sigurojnë ardhmëri europiane. Përgjegjësia është para gjithë aktorëve shoqëror, para gjithë partive serioze parlamentare, para gjithë deputetëve, tha Kovaçevski. Por si do ta bind opozitën e cila është e nevojshme për shumicën prej dy të tretave kur ajo është e vendosur se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese dhe kërkon zgjedhje të parakohshme.

“A thua vallë duhet që t’i bindim për të mirën e qytetarëve? Nuk shoh arsye pse nevojitet diçka për t’i bindur, çdo parti politike duhet të tregojë përgjegjësi para qytetarëve dhe shtetit. Nëse opozita i voton ndryshimet kushtetuese ne jemi të gatshëm që të nesërmen të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kjo është e qartë. Deputetët tani, do të thosha, kanë detyrën më të rëndësishme, të sigurojnë ardhmëri dhe perspektivë europiane për vendin dhe për qytetarët të cilët ua kanë dhënë mandatin”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në lidhje me akuzat e opozitës se kjo është marrëveshje e dëmshme, Kovaçevski, thotë se nuk ka marrëveshje më të mirë apo kornizë tjetër negociuese. Nëse na ik kjo mundësi, për të cilën kemi mbështetje të fortë nga BE dhe SHBA, do të humbim 15 vite tjera dhe të rinjtë nuk kanë dekada për të humbur. Në lidhje me paralajmërimet nga bllokadat e reja në rrugën drejt BE-së nga ana e Bullgarisë, Kovaçevski vlerëson se nuk ka hapësirë për shqetësim dhe se këtë tezë po e imponon opozita për të manipuluar.

“Nuk ka hapësirë për shqetësim edhe pse e kuptojë frikën, posaçërisht pas disa hapave të caktuar dhe provokimeve që ishin në dëm të raporteve mes dy vendeve. Por, me politika europiane dhe përgjegjësi nga të dyja palët mund të arrijmë deri te raportet europiane. Nuk ka hapësirë për të menduar në drejtim se po hyjmë në një shakullinë të kërkesave të reja. Kërkesat më tej do të reformohen. Procesin në të cilin ne u transferuam dhe përsëri do të sjellim vendime serioze dhe të rënda që do të sigurojnë jetë më të mirë për qytetarët”, shtoi Kovaçevski.

Si reagim për intervistën e Kovaçevskit, nga VMRO-DPMNE, thonë se nuk është i mundshëm konsensusi për ndryshime kushtetuese, por vetëm për zgjedhje.

“Ajo që është thelbësore dhe që mungon në deklaratat e Kovaçevskit në intervistë është se pse është refuzuar propozimi i VMRO-DPMNE-së për konsensus shoqëror dhe politik para se të pranohet korniza negociuese me BE-në me të cilën Bullgaria do të ketë fuqi dhe do ta shfrytëzojë këtë mundësi që ta bllokojë Maqedoninë çdoherë kur nuk do të plotësohen diktatet antimaqedonase, irredentiste nga Sofja”, u shprehen nga VMRO-DPMNE.

Seanca për fazën e parë për ndryshimet kushtetuese, përkatësisht për votimin për nevojën për ndryshimin e Kushtetutës është caktuar për më 18 gusht pasi që paraprakisht në Komisionin për çështje kushtetuese kaluan konkluzionet për nevojën për ndryshime që VMRO-DPMNE votoi kundër.

You may also like