Kovaçevski dënon vendimin e Rusisë për të njohur rajonet Donjeck dhe Luhansk si të pavarura

by admin
Spread the love




Kryeministri i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, ka reaguar në lidhje me vendimin e Rusisë që të pranojë si republika të pavarura rajonet Donjeck dhe Luhansk.
“E dënojë vendimin e Rusisë për njohjen e Donjeck dhe Luhansk të ashtuquajtura ‘Republika Popullore. Akti I tillë është sulm direkt mbi pavarësinë territoriale të Ukrainës dhe shkelje të marrëveshjes së Minskut dhe vendimet e Këshillit të OKB-së nga viti 2015. Së bashku me aleatët e NATO-s bëjmë thirrje që të gjendet zgjidhje të konfliktit në rrugë diplomatike”, ka shkruar në rrjetet sociale kryeministri Dimitar Kovaçevski.


You may also like