Kovaçev për ndalimin e hyrjes në RMV: Shkupi detyrohet të jap shpjegim

by admin
Spread the love




Ky hap me “listat e zeza” është një gabim i madh në Maqedoninë e Veriut, tha eurodeputeti Andrej Kovaçev, të cilit iu refuzua hyrja në Maqedoni më 6 maj.

Siç tha ai, për të lëvizja ishte një zhgënjim i madh.

“Shkupi i detyrohet një shpjegim të qartë pse e bëri këtë”, komentoi Kovaçev.
“Së pari duhet të dëgjoj shpjegimet e tyre, ato duhet të jenë zyrtare. Marrëdhëniet në Parlamentin Evropian kanë ndryshuar, çdo deputet mendon se duhet të udhëtojë lirshëm”, thotë eurodeputeti, raportojnë mediat bullgare.

Ai tha se vetëm pak ditë më parë ka pasur një bisedë me ministrin Bujar Osmani dhe nuk ka asnjë të dhënë për një vendim të tillë.

“Nuk kishte asnjë pikë dyshimi apo pritje për atë që do të vinte,” komentoi ai.

Kovaçev beson se ndalimi me siguri do të ndikojë në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

MPB-ja këtë fundjavë konfirmoi se më 6 maj rreth orës 11:00 në vendkalimin kufitar Novosellë, për shkak të mosplotësimit të kushteve për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas ligjit për të huajt, nuk është lejuar hyrje e pesë shtetasve bullgar.


You may also like