Koulibaly drejt largimit nga Napoli: Nuk e di se ku do të luaj në të ardhmen

by admin
Spread the love

“Për momentin mendoj për Senegalin dhe më pas do të shkoj me pushime. Nuk dua t’iu gënjej, nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time”, ka deklaruar Kalidou Koulibaly nga grumbullimi i skuadrës kombëtare, duke i hapur dyert një largimi të mundshëm nga Napoli.

Qendërmbrojtësi, që luan me Napolin që nga vera e vitit 2014, kërkohet nga Barcelona, por edhe nga Juventusi, që e sheh si një alternativë të De Ligt, nëse holandezi largohet.

“Këtë periudhë nuk kam patur mundësi të flas me askënd, sepse kam qenë i përqendruar te skuadra kombëtare. Do të kaloj disa ditë pushime këtu në Senegal dhe kur të kthehem në Europë të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë mbrojtësi. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter

You may also like