“Kot lodheni do ketë zgjedhje, nuk do të zgjidhet kontesti”, nga institucionet e vendit është penguar dialogu me Bullgarinë

by admin
Spread the love




Ministri I Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në brifingun e sotëm me gazetarët ka zbuluar se persona të punësuar në institucionet e vendit, javën e kaluar kanë telefonuar në Bullgari me qëllim që të mos zgjidhet kontesti mes dy vendeve.

“Këtë javë nga Maqedonia e Veriut janë paraqitur persona në Bullgari duke thënë se është i panevojshëm angazhimi për shkak se do të shkohet në zgjedhje të shpejta, se do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se nuk do të mund të gjendet ndonjë zgjidhje”, tha Osmani, transmeton SHENJA.

Ai nuk zbuloi se kush janë këta persona dhe për cilat institucione bëhet fjalë, por shtoi se këta persona janë në vijë të njëjtë më dy të punësuarit në Agjencinë Shtetërore për Siguri në Bullgari, të cilët kanë punuar që të pengohet Maqedonia e Veriut drejt BE-së. Këto u zbuluan dje nga kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov.

 


You may also like