Kosovë/ Më 21 prill votohet për largimin e kryetarëve në Veri – Shqip

by admin
Spread the love

Në Kosovë, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuan rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.

Më 21 prill do të organizohen votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

Ky rekomandim erdhi nga Sekretariati i KQZ-së, pasi verifikoi nënshkrimet e dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale.

Rezultati më pas i dërgohet presidentes Vjosa Osmani e cila ka afat prej 30-45 ditësh për të shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto komuna.

Ka reaguar shefi i zyrës së BE-së në Kosovë I cili duke vlerësuar vendimin e KQZ-së ka kërkuar që të përgatiten kushtet për votim të drejtë dhe të lirë.

Kryetarët shqiptarë morën pushtetin në këto komuna në fund të muajit maj të vitit të kaluar, por popullata vendase serbe, që i bojkotoi zgjedhjet lokale të prillit, nuk i pranon.

Kjo çështje i ngriti tensionet dhe, më 29 maj në Zveçan, situata përshkallëzoi në dhunë./tvklan.mk

 

You may also like