Kosovare Asllani e jashtëzakonshme, shënon dy gola brenda një minute përballë Juventusit – Milani fiton duelin e shtatë golave

by admin
Spread the love

MADRID, SPAIN – JANUARY 29: Kosovare Asllani of Real Madrid competes for the ball with Esther Sullastres of Sevilla FC during the Primera Iberdrola match between Real Madrid and Sevilla FC at Estadio Alfredo Di Stefano on January 29, 2022 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Kosovare Asllani ka vazhduar shkëlqimin në Serie A të femrave me fanellën e AC Milan.

Futbollistja me prejardhje nga Kosova ka shënuar dy gola në fitoren e madhe të Milanit ndaj Juventusit me rezultat 4-3.

Goli i parë për reprezentuesen e Suedisë erdhi në minutën e 24-të, kur doli përballë portieres mysafire dhe me një qetësi të mirë shënoi për 1-0.

Vetëm 80 sekondave që shënoi golin e parë, Asllani shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e mysafireve dhe gjeti golin e dytë personal për të shënuar një tjetër gol.

Milan në fund fitoi spektaklin e shtatë golave me rezultat 4-3, për të shkuar në kuotën e 12 pikëve në kampionat dhe mbanë vendin e pestë, katër pikë më pak se lideri Inter.

Me dy golat e shënuar ndaj Juventusit, Asllani shkon në kuotën e gjashtë golave në kampionat, ku mbanë vendin e tretë në renditje pasi dy futbollistet e para kanë nga një gol më shumë.

You may also like