Kosova sonte përballë Shqipërisë, pritet ndeshje e fortë

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja U21 e Kosovës sonte do ta ketë një test të vështirë ku do të ndeshet me Shqipërinë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2023.

Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 19:00 dhe Dardanët shpresojnë në fitore e cila do të ishte e dyta në këtë cikël kualifikues.

Përzgjedhësi Nees ka thënë se përgatitur tash e një javë si në aspektin teorik edhe në atë praktik për të dhënë më të mirën.

Ai e cilësoi derbi përballjen kundër Shqipërisë dhe pohoi se do të jetë një ndeshje e veçantë për të dy kombëtaret.

Shqipëria në pesë ndeshje të luajtura ka tubuar nëntë pikë dhe është e treta në tabelë, ndërsa Kosova e pesta me katër ndeshje të luajtura dhe tri pikë të tubuara.

You may also like