Kosova pëson humbje nga Bosnja dhe Hercegovina në hendboll (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të rinj e të moshuar u mblodhën në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në përkrahje të “Dardanëve”.

Bile, për ti dhënë zemër kombëtares së Kosovës në hendboll erdhi edhe kryemistri Albin Kurti, Hajrulla Çeku, Liburn Aliu, Ismet Krasniqi etj.

Por, jo gjithmonë i pari i shtetit të Kosovës e kishte mendjen tek ndeshja, pasi një kohë të madhe e kaloi në telefon.

Megjithatë, përkrahja nuk i’u mungoi “Dardanëve” nga numri i madh i tifozëve që ishin prezent.

Ndeshjen kundër Bosnjës dhe Hercegovinës nuk e nisi mirë Kosova.

10 me 14 u mbyll pjesa e parë në të mirë të kundërshtarëve.

30 minutëshin e dytë, hendbollistët tanë e filluan shumë furishëm, bile arritën që të kalojnë edhe në epërsi, 17-16.

Por, avantazhin nuk patën fuqi ta mbajnë dhe në këtë mënyrë Kosova u mposht nga Bosjna dhe Hercegovina me rezultat 22-25 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Tani, Kosova është në vendin e fundit në tabelë pa asnjë fitore, ndërsa të dielën e zhvillojnë sfidën kthyese si mysafire e Bosnjës dhe Hercegovinës.

You may also like