Kosova nuk ka rezerva të mjaftueshme (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ismail Kastrati, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës,vlerëson se pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të ketë ndikon edhe në Kosovë për faktin se ekonomitë në ditët e sotme janë të ndërvarura.

“Invazioni rus e ka çrregulluar balancin ekonomik nëpër bursat ndërkombëtare. Edhe Rusia edhe Ukrainë janë dy shtete dominuese në tregun e drithërave dhe kanë ndikim edhe në derivate të naftës dhe gazit”, është shprehur Kastrati për emisionin PORTOFOL në Klan Kosova FM.

“Direkt nuk jemi të cenuar por bursat ndërkombëtare kanë rritur çmimet e drithërave dhe OPEC  çmimin e naftës, të gjitha produktet shërbyese dhe prodhuese do të kenë kosto më të lartë. Do të ketë valë të rritjes së çmimeve. Kjo mund të ndodhë që në ditët e para”.

Kastrati ka thënë se Kosova nuk ka rezerva të mjaftueshme shtetërore.

“Nuk mendoj se duhet të ketë panik për grumbullim të stoqeve. Konflikti është i kontrolluar jashtë bllokut perëndimor. Shteti ynë nuk ka rezerva. Qeveria ka marrë vendim ditë më parë ku ka ndarë 10 milionë për të krijuar rezerva”.

You may also like