“Kosova nuk ia ka mbyllur dyert”, nga FFK-ja flasin për Diant Ramajt

by admin
Spread the love

Kosova nuk ia mbyll dyert Diant Ramajt.

Federata e Futbollit të Kosovës ka thënë se shpreson që portieri i Ajaxit t’i bashkohet Përfaqëseses së Kosovës edhe pse ai e refuzoi ftesën e Kosovës në pritje të Gjermanisë.

Zëvendësdrejtori i përfaqësueses, ish-portieri Samir Ujkani ka thënë se shpreson që Ramaj ta kuptojë se qëllimi i të rinjve që e ndiejnë veten shqiptarë të Kosovës është që “ta dërgojnë Kosovën sa më lartë”.

Ai tha se kryetari Agim Ademi ka biseduar më parë me Ramajn.

“Me djalin kam fol kryetari me vite. Unë vet e di që gjithmonë kemi pyetur rreth çështjes së tij dhe kemi shumë dëshirë që të na bashkohet por ai me vite është duke pritur, siç ka thënë edhe ai vet, Gjermaninë. Unë kam shumë dëshirë që ai të na bashkohet sepse djali ka talent dhe që ta dërgojë Kosovën sa ma lartë. Këtu është puna e interesit të shtetit dhe besoj që çdo djalë duhet ta ketë këtë qëllim”, tha Ujkani në një deklarim për T7.

Javën e kaluar, Diant Ramaj tregoi se e ka refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë. Së paku momentalisht.

Numri një i Ajaxit të Amsterdamit e ka luksin që të zgjedhë ndërmjet tri shteteve për t’i përfaqësuar në skenën ndërkombëtare.

I lindur në Shtutgart të Gjermanisë, me prindër nga Kosova, Ramaj ka të drejtë të luajë edhe për Shqipërinë e Gjermaninë.

Në një intervistë për mediumin holandez Her Parool, Ramaj ka zbuluar se i kanë ardhur dy ftesa nga Kosova dhe Shqipëria. Megjithatë, ka thënë se të dyja i ka refuzuar. Arsyeja: Ai ende shpreson të luajë për Gjermaninë.

“Unë duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj atë shumë shpejt”, thotë portieri, i cili tashmë ka luajtur për ekipet e të rinjve të Gjermanisë. “Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Unë u thashë që kam nevojë për kohë, gjithashtu sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë”.

You may also like