Kosova miraton heqjen e afisheve për targat serbe – Shqip

by admin
Spread the love

Në uebsajtin e qeverisë, shkruhet se “largimi i këtij regjimi është akt i marrëdhënieve të mira fqinjësore” dhe se “vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndërprerjen e vendosjes së detyrueshme të afisheve në targat e veturave të regjistruara në Serbi.

Në uebfaqen e Qeverisë shkruhet se “largimi i këtij regjimi është akt i marrëdhënieve të mira fqinjësore” dhe se siç thuhet “vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.

Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare, thuhet në njoftim.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, bëri me dije në fund të dhjetorit se Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim që lejon qarkullimin e veturave me “RKS”, konkretisht targa të Kosovës.

Ai u tha gazetarëve se vendimi është marrë për arsye praktike për të mundësuar lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet, e veçanërisht për të lehtësuar jetën e serbëve në Kosovë.

Sipas tij, ai vendim, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar, nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës dhe as nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar. /tesheshi.com/

You may also like