Kosova gati për duelin me Zvicrën – Shqip

by admin
Spread the love

Dardanët synojnë fitoren e parë në grupin kualifikues të Euro2024

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e radhës para duelit me Zvicrën në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024, e cila zhvillohet të shtunën. Në seancën e cila u mbajt në Kampin Nacional në Hajvali, tekniku Primozh Gliha ka punuar në detaje në aspektin taktik, në vendosjen sa më të mirë të ekipit në fushë, por edhe në skema të ndryshme gjatë lojës. Atmosfera dhe puna e futbollistëve edhe në këtë stërvitje ka qenë mjaft e mirë, teksa në radhët e Dardanëve shprehen optimistë se mund t’u kthehen rezultateve pozitive pikërisht kundër një kundërshtari të fortë si Zvicra.

Kosova gjendet në vendin e parafundit të grupit I kualifikues të Euro2024 në kuotën e 3 pikëve, distancuar me 7 pikë nga Zvicra e vendit të parë. Një duel që do të luhet në stadiumin kombëtar “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku Dardanët tentojnë rikthimin tek fitorja që mungon në këto kualifikuese. Në katër duelet e para, skuadra e Gliha ka barazuar tre takime dhe u mposht ndaj Bjellorusia. Zvicra ka shënuar deri më tani 13 gola, ndërsa mbrojtja kosovare nuk çalon shumë, pasi ka pësuar dy ose më shumë gola vetëm një herë në 5 sfidat e fundit ndërkombëtare në Prishtinë.

KlanNews

You may also like