Koreja e Veriut përgatitet për luftë! Zgjerimi i forcës atomike, bëhet ligj!

by admin
Spread the love

Koreja e Veriut e ka kthyer në ligj zgjerimin e forcës së saj bërthamore.

Ligjvënësit koreanoveriorë i dhanë dritën jeshile dokumentit në Asamblenë Popullore Supreme, e pohuar nga media shtetërore. Amendamenti kushtetues u miratua për “të garantuar të drejtën shtetërore për ekzistencë dhe zhvillim, për përballje në luftë dhe mbrojtje të paqes rajonale dhe globale, përmes zhvillimit të shpejtë të armëve bërthamore në nivel më të lartë”, citohet të ketë lideri i vendit të izoluar komunist, Kim Jong Un.

Kim pohoi se politika shtetërore për armët bërthamore, tani do të jetë e përhershme për shkak të shndërrimit në ligj. Armët bërthamore të Phenianit janë pikërisht arsyeja përse vendi përballet me një seri sanksionesh të ashpra ndërkombëtare. Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e raketave balistike, me çfarëdo rreze veprimi. Disa prej tyre mund të bartin edhe koka atomike. Testimi i raketave lundruese ndërkohë nuk është veprim që sanksionohet, megjithatë, edhe këto armë mund të mbajnë mbushje atomike.


Top Channel

You may also like