Kore raciste kundër Maignan e Tomori, reagojnë Milani dhe portieri

by admin
Spread the love

Ka ende një rrugë të gjatë pune për të hequr razicmin nga shkallët e stadiumeve në Itali. Këtë herë viktima të abuzimit racial kanë rënë dy lojtarët e Milanit, Mike Maignan dhe Fikayo Tomori. Pas përfundimit të ndeshjes, ata iu drejtuan madje tifozëve, duke vendosur dorën te veshi si për të ironizuar atë që po thoshin tifozët e Cagliarit.

Pas ngjarjes reagoi edhe skuadra e Milanit me anë të një postimi. “Kjo ndeshje e Serie A iu kushtua qëndresës kundër racizmit, por ka ende një rrugë të gjatë përpara dhe ne duhet të vazhdojmë të luftojmë së bashku”, shkrujti Milani në postimin e tij.

Ndërkohë që në heshtje nuk qëndroi as portieri Maignan. Ai postoi një fotografi në rrjete sociale të një majmuni duke pirë cigare dhe një foto të tij dhe të Tomorit sëbashku. Ai e shoqëroi postin e tij me shkrimin N.W.A.

Kjo nuk është hera e parë që disa tifozë të Cagliarit abuzojnë në mënyrë raciale lojtarët në stadiumin e tyre. Më parë ata kanë abuzuar me Moise Kean të Juventusit dhe Romelu Lukaku gjatë kohës së tij te Interi. /oversport.tv

You may also like