Kontrolloni të dhënat e juaja në Listën Zgjedhore, afati përfundon më 18 mars – Shqip

by admin
Spread the love

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informon se deri më 13 mars 2024, në njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kontroll të të dhënave të tyre në listën zgjedhore kanë bërë 4.527 persona.

Shtatë persona kanë paraqitur kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 13 persona kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e të dhënave të tyre dhe 5 persona kanë paraqitur kërkesë për fshirje të të dhënave në Listën zgjedhore.

Nga KSHZ kumtuan se përmes rrugës eletronike, gjithsej 13.056 qytetarë janë kontrolluar në mënyrë elektronike deri më 13 mars 2024. Janë dorëzuar 24 kërkesa për ndryshim të të dhënave, 5 kërkesa për fshirje të të dhënave dhe 9 kërkesa për regjistrim të të dhënave në Listën Zgjedhore.

“Sa i përket kërkesave të pranuara për regjistrim të votuesve në diasporë, ju njoftojmë se deri më tani janë pranuar gjithsej 1288 aplikacione, prej të cilave 887 janë pranuar, 137 janë refuzuar dhe 264 nuk janë proceduar. Vërejmë se këto të dhëna janë të disponueshme për publikun në ueb faqen www.dijaspora.sec.mk“, thuhet në kumtesën e KSHZ-së

Prej aty përkujtojnë se inspektimi publik i Listës Zgjedhore si dhe ndryshimi, regjistrimi dhe fshirja e të dhënave nga qytetarët mund të bëhet jo më vonë se data 18 mars 2024, ora 24:00.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që ta kontrollojnë veten në Listën Zgjedhore, përkatësisht nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshimin, futjen apo fshirjen e të dhënave të tyre nga Lista zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ta bëjnë këtë brenda afatit të caktuar”, potencojnë nga KSHZ.

You may also like