Kontrabanda, në pranga 8 doganierë e 1 polic në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre

Një aksion i zhvilluar në pikat kufitare në veri të Kosovës ka vënë në pranga 9 zyrtarë.  Prokuroria Speciale në koordinim me Doganën e Kosovës dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës bënë të ditur se nga ky operacion i zhvilluar në 18 zona janë arrestuar tetë doganierë dhe një polic.

’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit” janë akuzuar ndaj të ndaluarve. Dyshimet janë bazuar në një hetim të gjatë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe të zbatuar nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor.

Hetimet kanë nisur dy vite më parë dhe lidhen me kontrabandën e mallrave që janë zhvilluar në këto pika kufitare, që kryesisht është e banuar me shumicë serbe.

Policia bëri të ditur se janë sekuestruar 20 vula e plumba doganore të Doganës së Kosovës, 10 telefona me katër karta SIM, 1 pistoletë me tre karikatorë dhe 16 municione të paligjshme.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kryejnë aksion në Doganat e Kosovës për të luftuar veprat penale që lidhen me marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare. Në mars të vitit 2022, u arrestuan dhjetëra policë dhe doganierë nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Tv Klan

You may also like