Konjufca: Kulla e Jasharëve u shndërrua në shtëpinë e kombit, flijimi i tyre u kthye në frymë të çlirimit

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancën solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se kulla e Jasharëve u shndërrua në shtëpinë e kombit, ndërsa flijimi i tyre u kthye në frymë të çlirimit.

I pari i Kuvendit, tha se rënia e Jasharajve e bëri ushtri UÇK-në, derisa shtoi se ajo popullin e ktheu në një bashkësi e cila jetën nuk e kupton si diçka që mund të shpëtohet, por si më të çmuarën që duhet të jepet.

“Rënia e Jasharajve e bëri ushtri UÇK-në. Ajo popullin e ktheu në një bashkësi e cila jetën nuk e kupton si diçka që mund të shpëtohet, por si më të çmuarën që duhet të jepet. Deri më 5 mars donim të fitojmë.Pas 5 marsit nuk mund të humbnim më.Sepse krejt populli u bë UÇK. Por historia e vështirë e popullit tone na mëson se asnjë akt, sado i lartë të jetë, nuk fillon si pikënisje absolute nga asgjëja.Adem e Hamëz Jashari me në krye Bacën Shaban, e gjithë familja ishin të mishëruar me lavdinë dhe guximin e Skënderbeut dhe vizionin e Hasan Prishtinës”, ka thënë Konjufca.

“Asnjë falënderim nuk mund ta shter flijimin të cilit duam t’i falemi. Nuk ka përkulje që të mund të jetë aq e thellë sa ta përçojë pietetin meritor.Nuk ka mirënjohje aq të lartë sa ta t’ia jep hakun rënies së tyre heroike. Kjo ndodh meqë 5 marsi është akti suprem i lirisë sonë kombëtare. Ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët me të cilën filloi shekulli XX ishte pavarësia e Shqipërisë, kurse ngjarja më e rëndësishme me të cilën u mbyll ky qindvjeçar ishte çlirimi i Kosovës”.

“E ngjarja më e rëndësishme brenda çlirimit pa dyshim që është rënia heroike dhe sakrifica kolosale e Jasharajve me në krye komandantin legjendar, Adem Jashari. Çlirimi është liri de fakto. Kurse pavarësia është liri de jure”.

Fjalimi i plotë i Konjufcës:

Jam
përpjekur deri sot me qindra herë të shkruaja për 5 marsin, por nuk kam mundur.

Jo
pse nuk ia kam filluar, jo pse s’kam provuar, por pse nuk ia kam dalë kurrë.

Sido
që filloja, ngado që ia nisja, kahdo që vazhdoja, fjalëve iu ndodhte një ngërç
i pashmangshëm, i pashpjegueshëm, një tjetërsim i predestinuar.

Asnjë
renditje e tyre nuk më bindte që mund ta përfshinte të plotë aktin e flijimit
të Jasharajve.

Dhe
aty e kuptova që fjalët janë tokësore, e sakrifica e Jasharajve është e
përtejme.


tokë vlejnë ligjet fizike të vdekatarëve e 5 marsi i takon një dimensioni
tjetër.

Asnjë
fjalë, asnjë mendim, asnjë shprehje, hiq asnjë këngë, kurrnjëfarë arti apo
vepre çfarëdoçoftë – nuk është e aftë ta prek palcën e kësaj sakrifice.

Asnjë
falënderim nuk mund ta shter flijimin të cilit duam t’i falemi.

Nuk
ka përkulje që të mund të jetë aq e thellë sa ta përçojë pietetin meritor.

Nuk
ka mirënjohje aq të lartë sa ta t’ia jep hakun rënies së tyre heroike.

Kjo
ndodh meqë 5 marsi është akti suprem i lirisë sonë kombëtare.

Ngjarja
më e rëndësishme për shqiptarët me të cilën filloi shekulli XX ishte pavarësia
e Shqipërisë, kurse ngjarja më e rëndësishme me të cilën u mbyll ky qindvjeçar
ishte çlirimi i Kosovës.

E
ngjarja më e rëndësishme brenda çlirimit pa dyshim që është rënia heroike dhe
sakrifica kolosale e Jasharajve me në krye komandantin legjendar, Adem Jashari.

Çlirimi
është liri de fakto. Kurse pavarësia është liri de jure.


jesh çlirimitar do të thotë të jesh i gatshëm deri në fund brenda të drejtës.

Më 5
mars të vitit 1998 krejt kombi shqiptar dhe fati ynë varej në idealin
Jasharajve.

Kulla
e tyre u shndërrua në shtëpinë e kombit.

Kurse
flijimi i tyre u kthye në frymë të çlirimit.

Deri
më 5 mars e kemi dëshiruar lirinë.

Pas
5 marsit liria na përshkuar neve.

Ajo
është bërë princip i shpirtit tonë kolektiv.

Deri
më 5 mars kemi menduar se heronjtë janë individë.

Pas
5 marsit dëshmor u bë krejt populli.

Deri
më 5 mars çlirimi ishte përpjekje dhe mundësi.

Pas
5 marsit çlirimi u bë imperativ.

Rënia
e Jasharajve e bëri ushtri UÇKnë.

Ajo
popullin e ktheu në një bashkësi e cila jetën nuk e kupton si diçka që mund të
shpëtohet, por si më të çmuarën që duhet të jepet. 

Deri
më 5 mars donim të fitojmë.

Pas
5 marsit nuk mund të humbnim më.

Sepse
krejt populli u bë UÇK. 

Por
historia e vështirë e popullit tone na mëson se asnjë akt, sado i lartë të
jetë, nuk fillon si pikënisje absolute nga asgjëja.

Adem
e Hamëz Jashari me në krye Bacën Shaban, e gjithë familja ishin të mishëruar me
lavdinë dhe guximin e Skënderbeut dhe vizionin e Hasan Prishtinës.

Ata
ishin të brumosur me përpjekjen e gjatë e të pamposhtur të popullit tonë për
t’u çliruar nga sundimi i huaj.

Ata
familjarisht e sublimojnë në mënyrë ideale gatishmërinë më të lartë në kombin
tonë për të mos kursyer asgjë për lirinë.

Lufta
jonë çlirimtare, Ushtria e Lavdishme Çlirimtare e Kosovës, dëshmorët e martirët
tanë që e dhanë jetën për lirinë tonë, janë vlera jonë më e shenjtë kombëtare.

Sepse
ajo është gjaku dhe shpirti i atdheut.

Janë
krejt çka jemi dhe krejt çka kemi.

Lavdi
Jasharajve heroikë!

Lavdi
dëshmorëve të rënë!

Lavdi
të gjithë atyre që e dhanë jetën për lirinë e kombit tonë!

You may also like