Konfirmohet interesimi i Bremenit për Rrahmanin

by admin
Spread the love

Pas Aston Villas e Benficas edhe skuadra nga Bundesliga, Werder Bremeni është në garë për shërbimet e sulmuesit Albion Rrahmani.

Sipas mediumeve gjermane të martën, skautët e Bremenit e kanë përcjell nga afër Rrahmanin dhe ekipi nga Bundesliga pritet së shpejti të bëjë ofertë zyrtare për transferimin e tij.

Rrahmani është pjesë e Rapidit të Bukureshtit, ndërsa në ndeshjen e fundit ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim, duke bërë që skautët e ekipit gjerman të ndahen të kënaqur me paraqitjen e tij. Sulmuesi 23-vjeçar pritet të largohet në verë nga Rapidi pas vetëm një edicioni në Rumani kurse kartoni i tij po vlerësohet deri në 10 milionë euro.

Në 21 paraqitje për Rapidin këtë edicion, Rrahmani ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 4 asistime kurse me ekipin rumun ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Ai te Rapidi u transferua nga Ballkani i Suharekës për 600 mijë euro, ndërsa ka edhe 4 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës.

Së fundmi, thuhet se drejtuesit e Rapidit kanë refuzuar ofertën prej 8 milionë eurosh që e kishte ofruar ekipi çek, Slavia e Pragës për kartonin e Rrahmanit.

You may also like