Komuna e Hanit të Elezit rikthehet “në hartën” e Komandës Rajonale të Lindjes

by admin
Spread the love

Pas shumë vitesh, Komuna e Hanit të Elezit pranon ftesë në kuadër të Forumit të Kryetarëve të Lindjes nga Kol. Brey Hopkins, komandanti në largim i Komandës Rajonale të Lindjes.

Ngjarja e mbajtur më 3 mars 2022, shënon edhe fillimin e rrugëtimit të kësaj komune me kryetar Mehmet Ballazhin si pjesë e takimit të kryetarëve të komunave lindore të Kosovës dhe Komandës Rajonale të Lindjes, thuhet në një njoftim shtypi të kësaj komune.

Ky takim kishte qëllim edhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi mes komunave dhe KFOR-it, dhe gjithashtu u bë ceremonia e ndërrimit të komandantit, me ç’rast Komandën Rajonale të Lindjes do ta marrë KFOR30, pasi KFOR29 përfundon mandatin e saj.

Ndërkohë, në një çaste bisede, kryetari Ballazhi ua rikonfirmoi edhe një herë se komuna e Hanit të Elezit do të vazhdojë të jetë bashkëpunuese me KFOR-in për çështje e projekte që mund të jenë në interes të të gjithë komunitetit të qytetit të Hanit të Elezit.

You may also like