Komuna e Çairit dënon aktin e vandalizmit të tabelës “Parku iUkrainës”

by admin
Spread the love

Komuna e Çairit e ka dënuar aktin e vandalizimit të tabelës me emrin e “Parkut Ukraina”, që gjendet në territorin e kësaj komune, gjegjësisht pranë objektit komunal.

“Vlerësojmë se ky është një akt tepër i ulët ndaj një vlere paqësore siç është Parku Ukraina që e promovuam javë më parë së bashku me Ambasadën e Ukrainës në vend”, thuhet në reagimin e Komunës dhe të kryetarit të saj, Visar Ganiu.

Prej atje thonë se rastin tanimë e kanë denoncuar tek organet e rendit dhe kërkojnë që sa më shpejt autorët të identifikohen dhe të marrin ndëshkimin e merituar. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like