Kompanitë janë të obliguara me ligj të prodhojnë 80% të sasive të dhjetorit – Shqip

by admin
Spread the love

Të fitohet në kurrizin e qytetarëve, në këtë kohë, kur të gjithë duhet të tregojmë solidaritet, kjo sipas meje është diçka më e keqe që mund ta bëjë cilado kompani, këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski duke e komentuar vendimin e ekzekutivit për ngritje të çmimit të bukës në 33 denarë.

Kovaçevski thotë se kompanitë tashmë me ligj janë të obliguar që të prodhojnë 80% të sasive që kanë prodhuar në dhjetor të vitit të kaluar, në mënyrë që mos të ketë mungesë të bukës.

“Qeveria tashmë ka marrë vendim shtesë, me të cilin i obligon kompanitë 80 për qind të sasive që i kanë prodhuar në dhjetor, me patjetër t’i prodhojnë edhe tani dhe t’i shpërndajnë te tregtarët”, tha mes tjerash Kovaçevski duke shtuar se autoritetet do të jenë vigjilente për të kontrolluar nëse do të respektohet vendimi për ngrirjen e çmimit të bukës si dhe vendimi për prodhim të vazhdueshëm të së njëjtës.

You may also like