Komisioni për Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë nis vizitën në Kosovë, shkëmbejnë informacione reciproke

by admin
Spread the love

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka pritur në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht takimi u mbajt i mbyllur për medie,
ku më pas kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu dhe
homologu i saj nga Shqipëria, mbajtën një konferencë për medie.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e
AKI-së, Ganimete Musliu, tha se ky takim ka për qëllim shkëmbimin e përvojave
ndërmjet dy shteteve.

“Takimi jonë sot i përbashkët kishte për
qëllim që edhe njëherë ta dëshmojmë afrimin dhe bashkëpunimin me komisionin për
Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Edhe në të kaluarën
të dy Parlamentet kanë bashkëpunuar ngushtë me njëra-tjetrën por edhe tani
është më së e nevojshme që ne të bashkëpunojmë që të sigurohemi për një
qeverisje të mirë në të dyja shtetet, që të kemi respektim të të drejtave të njeriut
dhe lëvizjes së lirë, e poashtu mbi të gjitha kemi nevojë që të shkëmbejmë
përvojat mes dy shteteve, duke pasur parasysh që Shqipëria ka përvojat më të
gjata sesa shteti ynë”, tha ajo.

Nasip Naço kryetar i Komisionit për Sigurinë
Kombëtare të Shqipërisë, tha se kanë shkëmbyer informacione reciproke me
Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së

“Kemi ardhur për të dhënë dhe shkëmbyer informacione reciproke me këtë Komision, sepse kemi çfarë përfitojmë nga njëri-tjetri. Duke qenë të rëndësishëm të dy komisionet, edhe Komisioni jonë e ka vlerësuar për të ardhur sot sepse të dyja vendet sa më të sigurta, do të jenë në dobi të vendit tonë”, tha ai.

Lexo lajme interesante

You may also like