Komisionet parlamentare kthehen në normalitet, Kuvendi: Gazetarët dhe kameramanët duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi ose test PCR

by admin
Spread the love

Konferenca e Kryetarëve miratoi vendimin për zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve të përhershme të Kuvendit me prezencë fizike, duke respektuar distancimin fizik dhe masat e tjera mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga C.OVID-19.

Në respekt të këtij vendimi, Kuvendi bën me dije se gazetarët dhe kameramanët, të cilët ndjekin mbledhjet e komisioneve parlamentare fizikisht, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, përpara zhvillimit të mbledhjes.

Certifikata ose testi do t’i dorëzohen punonjësit të sektorit të medias në hyrje.

You may also like