Komenti live Erzeni-Kukësi 0-1/ Prishen ekuilibrat në “Niko Dovana”, Basa kalon verilindorët në avantazh

by admin
Spread the love

ERZENI-KUKËSI 0-1 (Basa 17′)

17’ GOOOOL KUKËSI. Basa prish ekuilibrat e takimit. Një goditje “predhë” nga brenda zonës nuk i jep shansin Xhikës që të devijojë topin dhe rezultati shkon në 1-0.

8’ Provon edhe Alan por goditja e tij është qëndrore dhe ndalet nga portieri i Kukësit.

2’ Pranë golit Kukësi. Rimal Haxhiu kërcënon menjëherë, por goditja e tij e fortë shkon në rrjetën e jashtme

1’ Starton ndeshja

Erzeni nuk po gjen fitoren në dy ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa Kukësi nga ana tjetër ka filluar ringritjen pas afrimit të trajnerit Dobi. Verilindroët kanë fituar dy ndeshjet e fundit në “Abissnet Superiore” dhe kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive. Përballë do të kenë mbrojtjen më të fortë të kampionatit që ka pësuar vetëm në një ndeshje. Ndeshjen mund ta ndiqni live në Oversport 2.

Formacionet zyrtare

You may also like