Koment live Kastrioti-Egnatia 2-3: Delarge rikthen Egnatian në avantazh

by admin
Spread the love

Kastrioti-Egnatia 2-3 ( S.Selmani 35′ , Hasani 57’/Jackson (pen) 31′, Fernando 60′, Delarge 65′)

80’ Ka rënë ndjeshëm ritmi i ndeshjes

76’ Ndonëse në superioritet numerik, Kastrioti nuk arrin që të reagojë. Rrogozhinasit luajnë më mirë edhe pse janë me një lojtar më pak

65’ GOOOOOOOOL Finalizohet dominimi i Egnatias, që shënon golin e tretë me Delarge

64’ Sali i mohon golin Jackson, duke grushtuar gjuajtjen që po shkonte drejt rrjetës

63’ Luan mirë Egnatia, që rrezikon portën krutane me Delarge dhe Fernando

60’ GOOOOOOOL Barazon Egnatia me Fernandon

59’ Egnatia përgjigjet menjëherë me Fernando, por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë. Provon edhe Delarge, por edhe ai nuk gjen do kuadratin

59’ Egnatia përgjigjet menjëherë me Fernando, por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë

57’ GOOOOOOL Kastrioti kalon në avantazh. Kundërsulm i krutanëve që finalizohet nga Hasani që realizon një supergol me një goditje nga kufijtë e zonës

55’ Tenton Zogaj nga distanca, por gjuajtja e tij është larg kuadratit

51’ Rrezikon Egnatia me një goditje nga distanca, por gjuajta kalon ngjitur me shtyllën

46’ Starton pjesa e dytë në Kamëz

Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë në Kamës mes Kastriotit dhe Egnatias. Rrogozhinasit luajnë me 10 lojtarë pas daljes së Agbekpornu me karton të kuq.

45’ Akordohen 2 minuta shtesë

41’ Karton i kuq për Egnatian. Agbekpornu merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën në inferioritet numerik për minutat e mbetura

39’ Musta tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij është e pasaktë

35’ GOOOOOL Realizon Kastrioti. Vendoset shumë shpejtë baraspesha në Kamërz. Santiago Selmani ndal një top në qendër të zonës dhe me një goditje të bukur në cepin e portës, mposht Sherrin duke i çuar shifrat në 1-1

33’ Minuta të mira për Egnatian që rrezikon edhe njëherë me një goditje nga e majta, por Sali ndalon gjithçka

31’ GOOOOOOL Realizon Egnatia. Jackson merr përsipër penalltinë dhe realizon i qetë golin që prish ekuilibrat e takimit

30’ PENALLTI PËR EGNATIAN. Karakaçi ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe detyron gjyqtarin të akordojë 11-metërsh

30’ Tjetër shans i artë për Egnatian, këtë herë me Delarge. Godija e tij ndalet nga portieri Sali.

29’ Një mundësi e mirë për Egnatian me Zejnullain që godet në limitet e zonës, por topi nuk ka forcën e duhur dhe shkon në duart e Salit

22’ Mundësi e artë për Kastriotin. Hasani gjendet i vetëm përballë portierit Sherri, por nuk arrin që të mposhtë gardianin e Egnatias

20’ Dominon Egnatia, që ka mbyllur krutanët në zonën e tyre dhe shton presionin në zonën e Kastriotit

18’ Mundësia më e mirë e këtyre minutave është për Egnatian, që i afrohet golit me Delarge, por goditja e tij me kokë përfundon mbi traversë

10’ Egnatia duket më kërkuese në këto minuta dhe mundohet që të spostojë lojën në gjysmëfushën e Kastriotit

5’ Minuta të qeta në Kamëz, të dyja skuadrat studiojnë njëra-tjetrën

1’ Starton sfida në Kamëz

Ardian Mema debutoi me fitore në krye të stolit të Kastriotit (fitoi ndaj Vllaznisë) dhe sot tekniku synon një tjetër sukses në stolin krutan përballë Egnatias. Miqtë kërkojnë të lënë pas krahëve humbjen e papritur ndaj Bylisit, duke synuar një rezultat pozitiv në transfertën e sotme.

Formacionet zyrtare:

You may also like