KOMENT – Greqia mbetet në duart e konservatorëve me Mitsotakis të rikthyer në detyrë

by admin
Spread the love

ATHINË, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Kyriakos Mitsotakis eshte betuar si kryeministër i Greqisë për një tjetër mandat në qeveri.

Një kthesë e shpejtë pritet të jetë tipike për fituesin konservator të zgjedhjeve, Mitsotakis dhe partinë e tij Demokracia e Re (ND), që prezanton sot kabinetin e tij.

Mitsotakis ka planifikuar të zbatojë menjëherë reformat në qeveri.

Sipas njoftimeve të medieve, do të ketë disa ndryshime në kabinetin e ri, pasi Giorgos Gerapetritis, një aleat i ngushtë i Mitsotakis, do të bëhet ministër i Jashtëm.

Posti ka një rëndësi të madhe në Greqi, jo vetëm për shkak të konflikteve me Turqinë fqinje që ndizen vazhdimisht por edhe më gjerë.

Ministri i Jashtëm në largim, Nikos Dendias, i cili u konsiderua popullor dhe i suksesshëm, pritet të bëhet ministër i Mbrojtjes, një tjetër post i rëndësishëm për shkak të nivelit të lartë të shpenzimeve të mbrojtjes të Greqisë.

Sfidat më të mëdha për qeverinë e re janë modernizimi i sistemit të rrënuar shëndetësor dhe sektori i vjetëruar i arsimit.

Për më tepër, Mitsotakis ka planifikuar të udhëheqë vendin ende me borxhe të mëdha në muajt e ardhshëm.

Renditja ndërkombëtare e vendit është përmirësuar kohët e fundit.

Rrjedhimi i shtetit dhe digjitalizimi i autoriteteve gjithashtu duhet të vazhdohet.

“Me 99,6% të votave të numëruara, ND-ja e Mitsotakis fitoi 40,6% të votave”, sipas shifrave zgjedhore të siguruara nga Ministria e Brendshme.

Me 158 vende parlamentare, kryeministri ka një shumicë absolute në parlamentin prej 300 vendesh, duke e bërë partinë e tij një nga partitë më të forta konservatore në Bashkimin Evropian.

Rivali më i fortë i Mitsotakis, partia e majtë SYRIZA e ish-kreut të qeverisë Alexis Tsipras, mori 17,8% dhe tani ka 48 vende në parlament.

Ky ishte rezultati më i keq për SYRIZA në 10 vjet.

Në mbrëmjen e zgjedhjeve, vetë Tsipras pranoi humbjen e thellë dhe premtoi se do të përballej me gjykimin e partisë së tij.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai është gati të japë dorëheqjen”, sipas medieve greke. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like