Kombëtarja Italiane e Futbollit është tronditur nga skandali i basteve – Shqip

by admin
Spread the love

Zaniolo dhe Tonali në hetim për bastet

Edhe kombëtarja italiane e futbollit është prekur nga skandali i basteve.

Dy futbollistët Sandro Tonali dhe Nikolo Zaniolo u morën në pyetje nga policia në qendrën stërvitore të Covercianos, ku ndodhen të grumbulluar ndërsa dyshohen se kanë shkelur rregullat duke vendosur baste.

Hetuesit dyshojnë se Zaniolo ka vënë baste në sfidat e Romës në Kupën e Italisë, ndërsa Tonali për përballjet ku ka qenë vetë në fushë.

Lojtarët ishin grumbulluar në përfaqësuese, me “të kaltrit” që po bëhen gati për ndeshjet kualifikuese të Italisë për Euro2024 kundër Maltës dhe Anglisë.

Gjatë marrjes në pyetje lojtarët u shoqëruan nga kryedelegati Buffon.

Policia ka sekuestruar telefonat celularë dhe tabletat e tyre.

Sipas gazetës “La Repubblica” të dy futbollistët në lotë kishin pranuar se kishin luajtur baste online, por jo në futboll.

Prokuroria e Torinos i akuzon për ushtrim të paligjshëm të aktiviteteve të lojërave apo basteve.

Trajneri i të kaltërve Luçiano Spaleti tha se në grup ndihej hidhërim për këtë ngjarje, por ai që gabon, duhet të paguajë.

Edhe mesfushori i Juventusit Nikolo Faxholi është nën hetim nga Prokuroria e Torinos, pasi dyshohet se ka vënë bast në platforma të paligjshme online.

Klan News

You may also like