Kokaj ftohet në një konferencë në Paris, Kraki i thotë të ketë kujdes se mund të jetë mashtrim

by admin
Spread the love

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Jahja Kokaj, ka thënë se është ftuar në një konferencë ndërkombëtare në Paris.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai nepërmjet një shkrimi në Facebook.

Kokaj tha se është ftuar në konferencën e parë të inxhinierisë dhe teknologjisë “ECETECH 2022” duke e pasur të paguar akomodimin udhëtimin dhe shpenzimet e tjera.

Por, analisti dhe profesori Nezir Kraki, i ka komentuar atij duke i thënë që të jetë i kujdesshëm nga mashtrimet në internet.

Sipas tij kjo mund të jetë një okestrim në bazë të verifikimeve të bëra.

“Prandaj ju ftoj te mos beni pagesen 650€ per « para-regjistrim » sepse do i humbni ato para”, tha Kraki.

Sipas faqes ku jepen informacionet lidhur me këtë konferencë pagesat siç thuhet “për ta siguruar ulësen” shkon nga 650 euro e deri në 2500 euro.

Faqen e “ECETECH 2022” mund ta gjeni KËTU

 

You may also like