“Koha që Eva Brown të ribashkohet me Führerin e saj” – Shqip

by admin
Spread the love

Qytetarë të Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për dëbimin nga Zvicra të të dashurës sekrete të Vladimir Putin dhe kthimin e saj në Rusi, ku më shumë se 63,000 njerëz kanë nënshkruar tashmë peticionin.

Fjala është për Alina Kabaeva-n, e cila besohet se ndodhet në një shtëpi private në Zvicër që nga fillimi i muajit, ndërsa Putini vazhdon luftën në Ukrainë. Kabaeva konsiderohet gjerësisht si e dashura e Putinit dhe nëna e katër fëmijëve të tij, të cilët ai nuk i ka njohur zyrtarisht.

Mbledhja e firmave ka nisur dy javë më parë, ndërsa teksti që shoqëron kërkesën është shumë i ashpër. “Është koha që Eva Broan të ​​ribashkohet me Führerin e saj, shkruan ata, duke shtuar se pavarësisht luftës, “Zvicra vazhdon të presë një aleat të regjimit të Putinit”.

Ata kanë frikë se Putini po i shmang sanksionet përmes Kabaeva-s.

Në fakt, deri më tani Perëndimi nuk ka vendosur sanksione ndaj Kabaeva-s, e cila përveçse është zonja sekrete e Putinit, konsiderohet edhe kryetare e bordit të National Media Group, një grup i madh mediatik plotësisht i përkushtuar ndaj Kremlinit, me një pagë më shumë se 9 milionë euro në vit.

Fondacioni Kundër Korrupsionit, i themeluar nga kundërshtari i burgosur i Putinit, Alexei Navalny, ka zbuluar se disa oligarkë rusë i kanë dhënë dhurata të pashpjegueshme, por të rëndësishme familjes së Kabaeva-s.

Ish-atletja rrallëherë del publike, nuk jep intervista, nuk merr pjesë në programe televizive, nuk merr pjesë as në evente sociale. Shumë kanë frikë se pasuritë e fshehura të Putinit nënkuptojnë se Kabaeva dhe familja e saj do të jenë në gjendje t’i shpëtojnë sanksioneve të shpallura nga Këshilli Federal i Zvicrës në shkurt.

Marrëdhënia e saj me Putinin përflitet se nisi në vitin 2008. Në vitin 2013, kur presidenti rus njoftoi divorcin nga ish-gruaja e tij Ludmila, ai deklaroi se kishte një jetë private në të cilën nuk lejonte ndërhyrje. “Kjo duhet respektuar,” tha ai. /tesheshi.com/

You may also like