Klubi i Deputeteve kundër gjuhës së urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore – Shqip

by admin
Spread the love

Klubi i Deputeteve dënon ashpër të gjitha format e gjuhës së urrejtjes, diskriminimin gjinor, seksizmin, antisemitizmin, nënçmimin dhe format e tjera të dhunës që janë më të përhapura në hapësirën e internetit së fundmi.

Prandaj deputetet do të iniciojnë diskutim publik në Kuvend për të ofruar zgjidhje për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen, veçanërisht në hapësirën publike, dhe në këtë mënyrë për të nxitur përgjegjësi më të madhe shoqërore të kreatorëve të mendimit publik.

Në atë drejtim, jemi të gatshëm të iniciojmë edhe zgjidhje ligjore për rregullimin e hapësirës së internetit, në mënyrë që të mos kufizohet liria e fjalës, por të ngrihet niveli i ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë shoqërore.

You may also like