Klubi britanik dënohet me -141 pikë dhe bllokim të afatit kalimtar

by admin
Spread the love

Futbolli britanik dhuron gjithmonë ngjarje të çuditshme dhe ajo që i ka ndodhur klubit uellsian Pontiprid Junajtid, mund të hyjë në librin e rekordeve. Klubi i Premier Ligës së Uellsit, është dënuar me bllokim të merkatos dhe me penalizmin deri në 141 pikë për shkelje të vazhdueshme të rregullave.

Problemet financiare kanë goditur rëndë këtë klub i cili kësisoj kishte grumbulluar borxhe ndaj ish-lojtarëve apo edhe vonesa pagesash ndaj atyre aktualë, pa harruar këtu edhe shkelje të tjera si plotësim i parregullt i dokumentacioneve apo aktivizim i lojtarëve të paregjistruar.

Kështu, në hetimin e Federatës së Uellsit, janë gjetur të paktën 18 shkelje të rregulloreve.

Me vendimin e fundit të komisioneve disiplinore, Pontiprid është dënuar me heqjen e 6 pikëve nga klasifikimi aktual, si dhe do të hyjë në fuqi vendimi për heqjen e 135 pikëve të tjera nëse brenda dy viteve konstatohet se ky klub do të aktivizojë në mënyrë të parregullt një futbollist të paregjistruar.

Njëkohësisht, është vendosur edhe bllokimi i merkatos për dy dritaret e ardhshme, duke mos lejuar blerjen e futbollistëve të rinj deri në janarin 2025.

You may also like