Klubi brazilian tronditet kur iu ofrohet ‘veterani’ Franck Ribery, menduan se ishte pensionuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Klubi Brazilian, Ceara u trondit kur iu ofrua shansi për të nënshkruar me legjendën e Bayern Munichut, Franck Ribery, pasi ata menduan se ai ishte pensionuar, përcjell Insporti.

Ribery, tani 38 vjeç, aktualisht po luan për Salernitana, por klubi po kërkon ta shkarkojë atë për shkak të situatës së tyre financiare.

Sipas Le Parisien, klubi i Ceara, e cila luan në ligën e parë braziliane, u kontaktua në lidhje me disponueshmërinë e Ribery.

Robinson de Castro, presidenti i klubit, as që ishte në dijeni se ish-reprezentuesi francez ishte ende duke luajtur.

“Dje më thirrën për të më ofruar Ribery,” tha ai.

“Unë as që e dija se ai ishte ende duke luajtur! A do të përpiqemi ta rekrutojmë atë? Nuk e di.”- tha De Castro.

Ribery kaloi 12 sezone të lavdishme te Bayern Munich, duke shënuar 124 herë dhe duke fituar nëntë tituj të Bundesligës.

Image: PA

Teksa, këtë verë iu bashkua klubit të Salernitana-s, ku u emërua kapiten i tyre, duke bërë 12 paraqitje për klubin, i cili është në fund të Serie A me 8 pikë nga 18 ndeshje.

/Insporti.com

You may also like