Klopp: Nuk bëmë ndonjë lojë të mrekullueshme dhe se kuptoj pse

by admin
Spread the love

Pas fitores 3-1 ndaj Sheffield United dhe ringjitjes në krye të Premier League, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me lojën e ekipit të tij.

Në konferencën e dhënë për mediet pas këtij takimi, tekniku gjerman u shpreh se deri në momentin e zëvendësimeve, skuadra e tij nuk u tregua më formën e saj më të mirë.

“Loja jonë e përgjithshme deri sa bëmë ndryshimet nuk ishte e mrekullueshme. Kjo është ajo që duhet ta pranojmë. Është e ndërlikuar, ata nuk u mbrojtën shumë, por skuadra ime duhet të kishte bërë më mirë. Gjithsesi jam i kënaqur që me ndryshimet e bëra reaguan”-deklaroi Klopp.

You may also like