Klopp: Meritë e Interit që nuk ishim fantastikë! Nuk ka përfunduar ende

by admin
Spread the love

Liverpool triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Interit në Champions League dhe është shumë pranë kualifikimit në çerekfinalet e këtij kompeticioni.  Trajneri Jurgen Klopp, pas ndeshjes me zikaltrit, vlerësoi kundërshtarin për paraqitjen e bërë në fjalën e thënë për Amazon Prime Video:

“Interi bëri një lojë të mirë, prandaj vuajtëm. Perisic na vuri në vështirësi, ashtu sikurse edhe mbrojtësit. Nuk ishim të shkëlqyer, por merita i takon Interit për këtë. Besoj se zëvendësimet e bëra ishin pika e kthesës për ne. Jam shumë i kënaqur”.

Më pas trajneri gjerman i Liverpool foli edhe në konferencën për mediat: “Pjesën e parë nuk luajtëm mirë, pastaj u përmirësuam. U mbrojtëm mirë dhe duhet ta bënim, pas mbrojtje është e pamundur të fitosh ndeshje të tilla.

Duhej dhënë maksimumi kundër sulmuesve të tyre. Pavarësisht vështirësive që krijoi Perisic, ne ia dolëm mirë në aspektin mbrojtës. Ne investojmë shumë në lojtarë që dinë të mbrojnë mirë”.

“Ndeshja e kthimit është ende e rrezikshme. Kështu funksionon në Champions League dhe me rivalë si Interi. Duhet përgatitur gjithçka në perfeksion. Kemi marrë një rezultat pozitiv, por rruga nuk është e shtruar e gjitha. Duhet të jemi gati. Interi luajti mirë, sidomos pjesën e parë.

Ata janë një ekip fizik, kanë eksperiencë. Interi pati shanse kur ne humbnim topa pranë zonës. Ishtë një lojë komplekse, nuk jam i befasuar nga Interi. Prisnim gjithçka, por ne bëmë mirë kundër një ekipi të fortë si kampionët e Italisë”. / oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like