Klopp lavdëron yllin e Napolit: Është shumë i shpejtë dhe me të vërtetë i zjarrtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Liverpool i shkaktoi humbjen e parë sezonale Napolit mbrëmjen e djeshme të cilët i mposhtën me shifrat 2-0. Gjithsesi Napolitanët përfunduan në vendin e parë në grup falë një diference golash ballë për ballë. Trajneri i “The Reds”  Jurgen Klopp, lavdëroi yllin Khvicha Kvaratskhelia pas ndeshjes në Champions League.

“Ai është shumë i shpejtë, hyn brenda. mund të dalë jashtë dhe kjo e bën gjithmonë më të vështirë. Mendoj se Trent Arnold luajti vërtetë një ndeshje të mirë kundër tij, Kvara ishte më të vërtetë i zjarrtë. Nuk doli i zhgënjyer nga një ose dy situata i cili u përball me vështirësi.” – tha Jurgen Kloop.

Kvaratskhelia ka bërë këtë sezon në skuadrën e Spallettit të mos ndihet mungesa e Lorenzo Insignes. Në 17 paraqitje për Napolitanët, Kvara ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në të gjitha kompeticionet. Gjeorgjiani u bashkua me Napolin në merkaton e verës për vetëm 10 milionë euro. /oversport.tv Foto: Napoli, Twitter

You may also like