Klopp: Ky është Liverpooli më i fortë që kam pasur ndonjëherë

by admin
Spread the love

Liverpooli është një hap larg gjysmëfinaleve të Champions League pasi mposhti në çerekfinalen e parë Benfican me rezultatin 3-1. Tashmë është koha për sfidën e kthimit dhe për të komentuar këtë sfidë ka dhënë konferencën për shtyp trajneri Jurgen Klopp.

“Gjysëmfinalja e FA Cup, sërish kundër Cityt nuk do të ndikojë në formacionin për ndeshjen kundër Benfica-s, por ndeshja e fundjavës kundër tyre ndikon. Me sa di unë nuk ka lëndime, por duhet të vlerësojmë gjendjen e secilit lojtar.

Nesër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe do të luftojmë deri në fund të arrijmë në gjysmëfinale. Kjo është arsyeja pse nuk mund të mendoj asgjë tjetër përveç ndeshjes së nesërme dhe jo Cityt. Qëllimi i vetëm është të arrijmë në fund të rrugëtimit tonë. City, United, Everton dhe angazhimet e tjera nuk kanë rëndësi. Ne nuk jemi të interesuar për Neëcastle në orën 12:30”.

BENFICA- “Ne kemi fituar 3-1 në ndeshjen e parë, që është e barabartë me një 2-0. Mendoj se është një pikënisje e mirë, por nëse shënojnë një gol ndryshon gjithçka. Ashtu si me Interin. Këtë ndjenjë e ndjemë javën e kaluar pas golit të tyre dhe nuk dua ta provoj më”.

LIVERPOOL- “Që kur kam qenë këtu kam pasur gjithmonë një ekip të madh në dispozicion, por tani është edhe më shumë sepse nuk kemi lëndime. Mendoj se ky është Liverpooli më i fortë që kam pasur ndonjëherë”. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like