Klopp: Kundër Villarreal ndeshja e dytë më e rëndësishme, e para është finalja

by admin
Spread the love

Liverpool mposhti në gjysmëfinalen e parë Villarrealin me rezultatin 2-0, ndërsa tashmë do të udhëtojë në Spanjë për një vend në finalen e madhe. Në prag të kësaj sfide ka qenë trajneri Jurgen Klopp që ka prezantuar ndeshjen në një konferencë përpara mediave.

“Arrijmë në këtë përballje në një formë të mirë, me një rezultat të favorshëm, por nëse hyjmë më këmbën e gabuar në këtë sfidë, gjithçka mund të komplikohet. Duhet të jemi të përgatitur edhe për mundësinë që mund të vuajmë disi.

Duhet të jemi të përqëndruar në çdo moment. Duhet të bëjmë presing dhe të jemi të gatshëm për të vuajtur, gjithashtu duhet të reagojmë në momentin e duhur”.

FITORET NË TRANSFERTË- “I kemi fituar të gjitha me meritë pasi kemi bërë mirë. Kemi luajtur shumë mirë në çdo transfertë, nga Atletico, në Porto dhe gjithashtu në Milano përballë Interit”.

NDESHJA MË E RËNDËSISHME- “E drejtë ose jo, për mendimin tim është ndeshja e dytë më e rëndësishme. Më e rëndësishmja do të jetë finalja. Megjithatë, asgjë nuk po e marrim si të mirëqenë, skuadra është e fortë dhe ne jemi gati për këtë moment”. /oversport.tv

 

You may also like