Klopp i pakënaqur me tifozët: Po s’ndihesh mirë, jepja dikujt tjetër biletën!

by admin
Spread the love

Liverpooli mposhti West Hamin në shtëpi, por jo gjithçka ishte perfekte për trajnerin Jurgen Klopp, i cili zbuloi se ishte i pakënaqur me mbështetjen e tifozëve në tribunë, duke kërkuar më shumë në ndeshjen e radhës, kundër Arsenalit, që është lider i Premier league-s.

“Nuk isha plotësisht i kënaqur me atmosferën pas meje, pyesja veten se çfarë donin. Ne do të kemi nevojë për njerëzit e “Anfieldit” të shtunën, ne kemi nevojë që njerëzit të jenë entuziastë e të në mbështesin gjithë kohës dhe jo vetëm kur unë debatoj me trajnerin kundërshtar apo diçka e tillë. Nëse nuk je mirë, jepja biletën dikujt tjetër”, ka shpjeguar trajneri gjerman.

Me këtë fitore, Liverpooli është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës angleze, ku do të përballet me Fulhamin.

Klopp vlerësoi shumë skuadrën e trajnerit portugez, me të cilin ai luajti së fundmi, duke fituar vetëm me diferencën më të vogël (në shtëpi) dhe me një përmbysje në minutat e fundit:

“Mendoj se Fulhami është i përgatitur mirë, ata ishin shumë të pafat kundër Newcastle me kartonin e kuq, të cilin nuk do ta kisha dhënë. Janë një ekip shumë i fortë dhe gjithashtu duan të shkojnë në Wembley”.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale është Middlesbrough-Chelsea, ku njëra prej këtyre skuadrave takohet me Liverpoolin ose Fulhamin në finalen e kompeticionit më 25 shkurt. /Supersport


Top Channel

You may also like