Klopp: Haaland një kafshë e vërtetë, City ka bërë një blerje të madhe

by admin
Spread the love

Premier League angleze përgatitet të presë Erling Haaland, mes gëzimi të tifozëve të Manchester City dhe mërzitjes së tifozëve të skuadrave rivale. Jurgen Klopp ka komentuar lajmin më të rëndësishëm të ditës së djeshme:

“City nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një skuadër që fiton falë një lojtari të vetëm. Kanë një mënyrë specifike loje dhe mendoj që Erling do të shënojë shumë gola në shtyllën e dytë, sepse duhet vetëm sa të zgjasë këmbën dhe të shtyjë topin në rrjetë. Do ti pëlqejë shumë kjo gjë.

Është dëmtuar disa herë te Dortmund, por kur është në formë është një kafshë e vërtetë. Për fatin tonë të keq, rivalët kanë bërë një blerje të madhe”, ka thënë tekniku gjerman. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Twitter

You may also like