Klitschko akuzon Rusinë për spastrim etnik ndaj popullit ukrainas

by admin
Spread the love

Në vazhdën e luftës ruse në Ukrainë, që vazhdon që prej 24 shkurtit, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko akuzoi Rusinë për spastrim etnik kundër popullit ukrainas.

Klitschko vizitoi një park në kryeqytet që pritet të emërtohet “Heronjtë e Mariupolit“, ku mori pjesë në mbjelljen e fidanëve.

Në një prononcim pas programit kryebashkiaku Klitschko tha se këtu më parë kishte një skulpturë në emër të miqësisë mes Moskës dhe Kievit, por që Rusia e sulmoi Ukrainën.

Ai theksoi se ushtria ruse ka bërë masakra kundër popullit ukrainas.

Si mund të flasim për miqësi ndërkohë që Rusia po na sulmon, po spastron etnikisht popullin ukrainas dhe po shkatërron popullin ukrainas dhe qytetet ukrainase?”, tha Klitschko.

Ai njoftoi se nesër do të mbahet një votim në Këshillin Bashkiak të Kievit për t’i vendosur këtij parku emrin “Heronjtë e Mariupolit”. Klitschko shtoi se në seancën e nesërme do të votohet edhe për ndryshimin e emrave të rrugëve, bulevardeve dhe metrove që mbajnë emrat e Moskës dhe Minskut në Kiev.

 

You may also like