Kledi Kadiu feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush balerini i famshëm shqiptar

by admin
Spread the love

Balerini i njohur shqiptar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali e në disa shtete të tjera europiane, Kledi Kadiu ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij. Kledi ka mbushur plot 49 vjeç, teksa urimet në drejtim të tij duket se kanë qenë të shumta.

Mirëpo, as vetë Kledi nuk i ka kursyer dy fjalë për përvjetorin e tij, duke i dedikuar një postim vetes së tij në rrjete sociale. Ai shkruan se po i kalon vitet e tij me buzëqeshje, krah vajzave të tij, ndërsa shkruan se sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë rizbulon mrekullinë e gjërave në jetë.

‘40 vjet e pak shumë pak! I kaloj me buzëqeshje, me vajzat e mia. Kapiteni im është në shtëpi në duar të sigurta. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë rizbuloj mrekullinë e gjërave të thjeshta dhe thelbësore. Asgjë nuk merret si e mirëqenë në jetë dhe përpiqem ta kujtoj çdo ditë. Dhe kështu, edhe unë ju falënderoj për dashurinë’, – shkruan Kledi.

Kujtojmë se balerini i njohur ishte pjesë e jurisë së ‘Dancing With The Stars’ Albania, duke mbajtur pozicionin e rëndësishëm, atë të kryetarit të jurisë.

You may also like