KK Fituesi i Ferizajt, shkëlqen në Podgoricë

by admin
Spread the love

Klubi karatesë Fituesi i Ferizajt, kthehet me tri medalje të arta, dy të argjendta e tri të bronzta nga gara “Kupa e Kampionëve” në Podgoricë.

Trajneri Bajram Bajrami është i lumtur për suksesin që kanë arritur në kryeqytetin malazez, duke thënë se ky sukses është i madh dhe e nderon qytetin e Ferizajt.

“KK Fituesi – dëshmohet si klub i suksesshëm edhe në “Kupën e Kampionëve” në Podgoricë. 

Me pjesëmarrje e mbi 600 garuesve nga 10 shtete pjesëmarrëse!

Arritëm ta nderojmë qytetin tonë të Ferizajt, klubin dhe sponsorin e klubit “Doni Fruits{! 
Duke Fituar:
1. Unik Ramani – Medalja e artë 
2. Mevlan Dalipi – Medalja e artë
3. Hekuran Kurti – Medalja e artë
4.Senad Drini – Medalja e argjendtë
5.Edion Mustafa – Medalja e argjendtë
6.Unik Ramani – Medalja Bronztë
7.Albion Neziri – Medalja Bronztë
8.Ensar Baca – Medalja e Bronztë”,
shkruan trajneri Bajrami.

You may also like