“Kjo grua më bëri të bësoj që nuk n’varet asgjë nga fama…”, Albina Kelmendi me këto fjalë ndan mërzinë me Adrianën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi, orë më parë e ndau lajmin me publikun se pas 9 viteve që e ka kaluar sëmundjen e tumorit në kokë tani i është rikthyer sërish.

Përmes statusit të saj ajo linte porosi që ta duam veten dhe jetën dhe të kujdesemi për shëndetin tonë duke mos e anashkaluar për shkak të punës, shkruan “Kosovarja”.

Ajo preku të gjithë me statusin ku bëri të ditur se pas dy ditësh ( të mërkurën) do të dihet gjendja e saj, ndërsa kanë reaguar shumë fytyra publike për rastin e deputetës.

Në mesin e tyre ishte edhe një shkrim nga këngëtarja, Albina Kelmendi, ajo ka postuar një fotografi të aktorës në profilin e saj në Instagram derisa ka bërë një dedikim për gjendjen e artistes Matoshi.

Kelmendi ka theksuar se e ndanë dhimbjen e mërzinë për rikthimin e tumorit, duke thënë se Adriana është një nga personat që e kanë bërë atë të besojë në vetëvete.

Aristja shtoi se nga statusi i deputetës kuptoi që asgjë nuk është fama dhe pasurija përpara shëndetit, duke i uruar aktores që të shërohet dhe ta kalojë këtë sfidë.

Postimi i plotë:

“Zakonisht nuk beje postime te tilla, nuk shkruaj tekste nga te cilat sqarohem per diqka apo shprehi deshire ose mbeshtes dike permes postimeve te mija ne rrjete sociale!
Zakonisht nuk behem pjese e debateve, nuk behem as pjese e protestave qe kohet e fundit i kemi pa shume ne rrjetet sociale.
Nuk behem sepse kam zgjedhe HESHTJEN.
Kam zgjedh te hesht e mos te tregoj per paknaqesite e mija, mos te tregoj per merzite e mija e aq me shume nuk tregoj kur dal e ha nje drek apo darke te mire apo e vizitoj nje vend!
Nuk mundohem as te vishem per te bere nje foto e te tregoj qe sot po dukem mire sepse te gjitha keto i beje ta ndjej veten time mire!
Fotot jane te rralla dhe me shume te qastit, por shpesh here i kemi te obligushme sepse jemi fytyra publike dhe duhet te jemi afer me publikun e njerzit qe na dojne e na rrespektojne!

Por sot vendosa te shkruaj e te ndaj me ju merzine per rikthimin e tumorit te artistes tone ADRIANA MATOSHI

Kjo vajze e kjo grua edhe nje here me beri te besoj ne vetvete, per te ardhmen time, per vendimet e mija e per sukseset e mija!
Me beri te besoj qe nuk n’varet asgje nga fama e nga te qenurit E PASUR sepse mbi te gjitha ka rendesi shendeti dhe ka rendsi te meremi vetem me veten tone e ta kemi veten ne rend te pare!

Adrianes i uroj shendet e ta kaloj edhe kete sfide sepse familja vet ka nevoje per te, por jo vetem familja sepse Adriana eshte edhe e jona, eshte e popullit, vendit tone i duhet ADRIANA MATOSHI
Andaj ti lutemi Zotit per Adrianen dhe per te gjithe ata qe ballafaqohen me semundje te tilla sepse veq Zoti na ndihmon duke qene te dashur e te drejt ndaj vetes dhe njerzve qe na rrethojne!


You may also like