“Kjo gjë më acaron shumë”. Çfarë e bën me nerva Dojna Memën?”

by admin
Spread the love

Dojna Mema është një nga moderatoret më të dashura e më të preferuara në vendin tonë. Ajo ka disa muaj që nuk shfaqet në ekranin shqiptar si prezantuese, për shkak se disa javë në parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, Nolan Sol.

Ajo është shumë aktive rrjete sociale, ku thuajse çdo ditë poston momente nga përditshmëria e saj, teksa duket se moderatorja po e shijon kohën si nënë, pasi herë pas here publikon edhe video e foto me të birin, por edhe me partnerin e saj, këngëtarin e njohur, Vlashent Sata.

E veç gjërave që e bëjnë të lumtur, normalisht, si çdo njeri tjetër, edhe Dojna bëhet me nerva dhe acarohet nga disa gjëra që nuk i pëlqejnë. E mesa duket, një nga këto gjëra është trafiku në kryeqytet. Përmes një postimi në rrjete sociale, ku duket se moderatorja ka ngecur në trafik, ajo shkruan: Kjo gjë më ngre shumë nervat.

Por me siguri, sapo të shohë djaloshin e vogël, Nolan Sol, moderatores ‘do t’i bien nervat’ dhe do t’i rikthehet buzëqeshja e ëmbël që ka. Kujtojmë, që para pak ditësh ajo ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku rrëfeu rreth eksperiencës së re si nënë.

You may also like