Kjo është ajo që e fitova

by admin
Spread the love

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi, pas vendimit për t’u larguar nga shtëpia e “Big Brother Vip” ka vendosur të shkojë në Lipjan, ku u surprizua nga fansat e saj.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV Fifi realizoi këngën “Diell”, e cila tashmë është bërë një hit dhe numëron mbi gjashtë milionë klikime.

Fifi ka publikuar në Instagram disa pamje të një shkolle në Lipjan, ku nxënësit këndojnë këngën  e saj dhe me këtë video i ka dhënë dhe një përgjigje pyetjes që Arbana kishte për këngëtaren pas largimit nga shtëpia.

Arbana Osmani e pyeti në prime Fifin se çfarë kishte fituar nga kjo eksperiencë dhe këngëtarja sot e ka një përgjigje, duke shkruar krahas videos se ka fituar emocione dhe jetë, dashrinë e fansave të saj.

“Arbana në prime, pasi dola më pyete çka fitove nga eksperienca në Big Brother VIP… Përgjigjen po ta jap sot shpirt. Kam fituar dashurinë më të madhe në botë, emocion dhe jetë… Faleminderit edhe ty për çdo gjë”, -shkruan Fifi.


You may also like